Ambasadori i Spanjës, Emilio Lorenco Sera porositi aktorët politik të shfrytëzojnë momentin e papërsëritshëm për përparimin drejt BE-së dhe NATO-s. Sera theksoi se integrimi varet nga përmbushja e “detyrave të shtëpisë” dhe se politika e BE-së ndaj vendit nuk do të ndryshojë edhe pse vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në BE.
E ardhmja gjithmonë është e panjohur, por është shumë e qartë se Maqedonia ka mundësi shumë të mirë të bëhet anëtare e BE-së. “Detyrat e shtëpisë” duhet bërë, por spekulimet se askush nuk e dëshiron Maqedoninë në BE është një gënjeshtër e madhe. Madje do të thosha se shumica e reformave që BE-ja ia kërkon Maqedonisë t’i zbatojë janë për të mirën e qytetarëve- deklaroi Emilio Lorenco Sera.