Ambasadorja e SHBA në NATO, Cai Bailey Hutchinson tha se të gjitha përpjekjet po bëhen për ta bërë Maqedoninë e Veriut një anëtare të plotë të NATO-s në Samitin e Londrës në dhjetor.
“Shpresa jonë është që kjo të ndodhë në takimin e liderëve në dhjetor, kjo është diçka që ne të gjithë bëjmë, por secila prej vendeve tona aleate ka kërkesa të ndryshme nga parlamenti i saj për të miratuar dhe konfirmuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut”, tha Hutchinson.
Sa i përket procedurës në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ajo tha se shpresonte që ratifikimi do të zhvillohej këtë verë, më së voni në vjeshtë.