Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Bërns ka theksuar për “360 shkallë” se vendi ka nevojë për Qeveri me kompetenca të plota dhe Parlament funksional.
Ajo me këtë ka lënë për të nënkuptuar se në Maqedoninë e Veriut duhet që të ketë zgjedhje të parakohshme.
“Zgjedhjet të mbahen menjëherë pasi që të lejojnë kushtet, duke pasur parasysh shëndetin dhe mirëqenien e votuesve dhe të anëtarëve të këshillave votuese. Ne nuk parashohim krizë të re politike. Momentalisht ka një qeveri teknike. Kjo Qeveri duhej të ishte në pushtet në një periudhe të kufituar para se të mbaheshin zgjedhjet. Pandemia e paparashikuar botërore detyroi shtyrjen e datës së caktuar të zgjedhjeve… Qeveria teknike ka mandat të kufizuar dhe nuk ka Parlament funksional”, theksoi ambasadorja amerikane