Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar për vizitë në kompaninë Ecolog

Sot në kompaninë Ecolog qëndroi për vizitë Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, Rachel Galloway.
Ekselenca e saj u prit nga Kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës të kompanisë Ecolog, z. Lazim Destani dhe përfaqësuesit e lartë të menaxhmentit operativ, Abraham Sabagh dhe Faruk Ademi.

Marketing

Krahas prezantimit të punëve në nivel global që Ambasadores iu bë nga Abraham Sabagh dhe Faruk Ademi, në takim u konkludua edhe interesi i përbashkët për zhvillimin e mekanizmave të suportimit të të rinjve dhe arsimit në vend, me këtë rast z. Destani i konfirmoi Ambasadores, “Ecolog në vazhdimësi realizojmë projekte duke mbështetur të rinjtë dhe arsimin në suaza të përgjegjësisë shoqërore korporative. Meqenëse këto janë aktivitete që përfshihen gjithashtu në targetet tuaja, shpresojmë në avancimin e bashkëpunimit mes nesh për zhvillimin e projekteve interesante në këto fusha, gjithmonë në favor të shoqërisë sonë.”

Në kuadër të shkëmbimit të ideve dhe përvojave, Ambasadorja Galloway theksoi, “Unë jam e kënaqur që vazhdojmë bashkëpunimin me një kompani si Ecolog, e cila siguron shërbime nëpër botë, duke përfshirë ato për Ministrinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar. Është një shembull pozitiv për ta treguar për Maqedoninë e Veriut, një kompani e suksesshme e cila tashmë është e integruar në NATO përmes shërbimeve operative të standardeve të nivelit të lartë”.

Marketing