Rangimi i Maqedonisë së Veriut në vendin e 111-të për perceptimin e korrupsionit ka tërhequr vëmendjen e ambasadores së SHBA-së në Shkup, Kate Byrnes.
Sipas saj, korrupsioni rrezikon elementet që e mbanë të lidhur shoqërinë, e të cilat janë besimi te njëri-tjetri dhe te qeveria, besimi në sinqeritet dhe gjyqësi të paanshme, si dhe ndrëtimi, ngritja dhe inovacioni në ekonomi.
Sipas saj, Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International është një shenjë e qartë se luftimi i korrupsionit mbetet detyrë kritike dhe e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut.