Ambasadorja japoneze: Shpresoj se 8 milionë eurot do t’u ndihmojnë kompanive

Ambasadorja e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Keiko Haneda e ka mbështetur vendimin e Qeverisë që ndihma financiare prej 8 milionë eurove që Japonia ia dha Maqedonisë së Veriut të shkojë për ndihmë të sektorit të biznesit.

Marketing

“I përkrah masat që janë ndërmarrë nga ministrja, për shfrytëzim të 8 milionë eurove nga fondi kompensues i Japonisë për mbështetje të biznesit të Maqedonisë. Shpresoj se këto masa do t’u ndihmojnë kompanive të vazhdojnë dhe vendet e punës të jenë të sigurta. Të gjitha shtetet luftojmë me Covid-19 dhe në këto kohë të vështira duhet të punojmë bashkërisht dhe të ndihmohemi”, tha Haneda.

Haneda ka deklaruar se kjo ndihmë paraqet një dëshmi e miqësisë së mirës mes Japonisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marketing