Ambientalistët marrin qeverinë në Slloveni; kryeministri populist humb zgjedhjet

Kryeministri populist i Sllovenisë, Janez Jansha nuk ia doli të fitojë një mandat të katërt në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke ia lënë vendin biznesmenit liberal, Robert Golob dhe partisë së tij ambientaliste “Lëvizja e Lirisë”.

Marketing

Partia e Golob është themeluar në muajin janar të këtij viti dhe ka fituar rreth 35 për qind të votave kundrejt 23 për qind që grumbulloi Jansha.

ROBERT GOLOB

KRYETAR, LEVIZJA E LIRISE

“Kjo nuk do të thotë se ne jemi unikë, do të thotë se njerëzit duan vërtet ndryshim. Kështu që sot njerëzit po kërcejnë, por nesër është një ditë e re. Nesër ne fillojmë të punojmë shumë për të justifikuar besimin që kemi marrë.”

Populisti 63-vjeçar, Janez Jansa është përplasur me Brukselin për liritë e medias dhe është akuzuar nga kundërshtarët për minimin e standardeve demokratike.

Lëvizja për Liri e Golob, është ndërtuar mbi zemërimin me regjimin e Janshës në shtetin ish-jugosllav.

Marketing