Amerika dhe Europa pro Marrëveshjes së Ohrit, ASH-AAA dhe VMRO kundër

20 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, datë që shënoi edhe jubileun e saj dy dekadësh mori mbështetje të fuqishme nga Stejt Departamenti Amerikan, Ambasadorja e Amerikës në vend z.Kejt Meri Bërns, nga Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, Ambasadori i BE-se, David Geer nga NATO-ja dhe OSBE-a, por nuk mori mbështetje nga partitë politike opozitare siç janë Aleanca e Ziadin Selës dhe Alternativa e Afrim Gashit që edhe në këtë 20 vjetor historik të Marrëveshjes së Ohrit u radhitën sërish pas VMRO-së dhe Mickovskit.

Marketing

“Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte dhe mbetet një lëvizje dhe një vendim inteligjent në historinë më të re të republikës së Maqedonisë së Veriut”, Kështu u shpreh Lordi George Robertson duke porositur liderët e vendit se të arriturave të Marrëveshjes së Ohrit duhet kushtuar vëmendje sistematike me qëllim që të njëjtat të përforcohen dhe suksesi i tyre të jetë permanent.

Ndërsa ish përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana u shpreh se nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ishte fillimi i një udhëtimi të bashkëpunimit mes dy popujve të ndryshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Është kënaqësi për mua të kem mundësinë të festoj me ju, 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Ajo marrëveshje do të thoshte shumë për ju, për njerëzit tuaj, por ishte gjithashtu shumë e rëndësishme edhe për mua, ishte fillimi i një udhëtimi të bashkëpunimit mes dy popujve të ndryshëm të vendit tuaj” tha në 20 vjetorin e MO-së Javier Solana.

Por, nga VMRO-ja e Hristian Mickovskit nuk morën pjesë në shënimin e jubileut të marrëveshjes së Ohrit, pasi siç kanë theksuar, nuk është koha për festë dhe ceremoni në momentin që vendi po përballet me shifra të larta të të infektuarve me koronavirusin e ri.

“Marrëveshja e Ohrit është çështje e kryer. Për ne janë të papranueshme paradat private, në kohën kur vendi ndodhet në momentet më të vështira në historikun e vendit. Në vend se paratë t’i riorientojnë për nevojat e qytetarëve, kanë vendosur të festojnë kur më së paku është koha për festë”, ka thënë lideri i VMRO DPMNE-së Hristian Mickovski.

Në vijë të VMRO-së për të refuzuar pjesëmarrjen në jubileun e 20 vjetorit të MO-së u radhit edhe ASH-AAA duke theksuar kjo marrëveshje duhej të zbatohej plotësisht deri në fund të vitit 2004 dhe për fat të keq edhe pas 20 vitesh ne kemi shumë segmente që nuk zbatohen prej saj

“Marrëveshja e Ohrit ishte arsyeja për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur. Por kjo marrëveshje duhej të zbatohej plotësisht deri në fund të vitit 2004 dhe për fat të keq edhe pas 20 vitesh ne kemi shumë segmente që nuk zbatohen prej saj. Imagjinoni, u deshën 20 vjet për të gjetur origjinalin e dokumentit të shkruar, aq më pak për ta zbatuar atë. Prandaj, ne nuk do të marrim pjesë në këtë ngjarje sepse mendoj se është jodemokratike të manifestosh një kontratë të papërfundua” deklaroi Rexhepi një ditë para ngjarjes qendrore kushtuar 20 vjetorit të MO-së.

Nga ana tjetër sot në një sondazh kombëtar i Institutit për Kërkime Politike Shkup në emër të Ministrisë për Sistemin Politik, theksuan se 71 përqind e maqedonasve dhe 59 përqind e shqiptarëve besojnë se marrëveshja e Ohrit ka përmirësuar jetën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Anketa tregon se 20 vjet pas nënshkrimit qytetarët ende e pranojnë Marrëveshjen e Ohrit ende si bazën e një jete paqësore, të barabartë dhe më të mirë në vendin tonë. Dhe kjo tregon se veçanërisht jeta e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përmirësuar dhe ne kemi arritur barazi në shumë fusha”, njofton zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistemin politik, Artan Grubi.

Maqedonia e Veriut është bërë një vend më i mirë si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit – 69 përqind e shqiptarëve pajtohen me këtë deklaratë dhe po ashtu 67 përqind e maqedonasve që votojnë për LSDM, ndërsa 86 përqind e maqedonasve etnikë që votojnë për VMRO nuk pajtohen.

“Pa Marrëveshjen e Ohrit vendi ynë nuk do të ishte këtu ku jemi tani:
Një komb paqësor me një shoqëri të barabartë, anëtar i NATO -s dhe në pragun e Bashkimit Evropian”, tha Grubi dje duke theksuar se se Marrëveshja e Ohrit është themeli i shoqërisë sonë të ndërsjellë, i mënyrës se si jetojmë në mënyrë të barabartë së bashku – për të gjithë ne. Ne duhet të kapërcejmë ndarjen partiake, kur bëhet fjalë për shtyllat e shtetit tonë. Dhe për ta arritur këtë, ne kemi ende punë për të bërë.

Ndryshe në 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit morrën pjesë edhe shumë personalitete tjera ndërkombëtare dhe që i dhanë fuqinë kësaj marrëveshje si zëdhënsi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, Sekretari i Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikën e Sigurisë James Appathurai, Ish Përfaqësuesi i NATO-s, Pieter Feith, Brenda Pearson, drejtuesi i Programit për paqe dhe të drejtat e njeriut pranë Universitetit Columbia, Dr. David l Phillips gjithashtu vlen të theksohet se në këtë 20 vjetor ishte edhe përpiluesi i draft versionit të Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams, lideri i BDI-së, ALi Ahmeti, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev, ministria e shumë figura tjera të vendit./TetovaSot/

Marketing