Amerikanët të paaftë për ushtri! Shumica të sëmurë mendorë apo të varur nga drogat

Ushtria e SHBA thotë së fundmi se nuk po arrin objektivat e saj të rekrutimit të ushtarëve pasi shumica e kandidatëve janë mbipeshë ose vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Marketing

Mes krizës së rekrutimeve ata citojnë gjithashtu se shumica e amerikanëve të rinj janë përdorues të rregullt drogash apo vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Kjo sipas zyrtarëve ushtarakë bënte që ndër vitet 2013 e 2020 vetëm 23% e kandidatëve të mundshëm të plotësonin kushtet për rekrutim në ushtri, thuhen në raportin e fundit nga Pentagoni.

“Nëse llogarisim të rinjtë që skualifikohen për një arsye të vetme, atëherë do të zgjidhnim mbipeshën, që përbën 11% të rasteve, më pas vjen abuzimi me drogat dhe alkoolin 8%, dhe gjendja mjekësore e papërshtatshme 7%,” thuhet në raportin e fundit të Pentagon për personelin e mundshëm amerikan të ushtrisë, në lidhje me grupmoshat 17 deri në 24 vjeç.

Te tjerë zyrtarë përmendnin dhe politikën e vaksinimi të detyruar ndajCo vid.

Rreth 44% e rekrutëve të refuzuar, ishin skualifikuar për më shumë se një nga arsyet e mësipërme, tha zëdhënësi i ushtrisë Charlie Dietz, teksa shtonte se studimi konfirmonte sfidat e identifikuara më parë mes popullatës.

“Ka shumë faktorë të cilët ne po i studiojmë, siç është fakti se të rinjtë janë të painteresuar dhe të distancuar në krahasim me gjeneratat e mëparshme,” tha ai për rrjetin Military.com.

“Rënia e popullatës së veteranëve ushtarakë dhe interesi në përgjithësi ka kontribuar në faktin që ushtria tashmë mbështete vetëm në stereotipet e njohura që preferojnë të përfshihen në ushtri”.

Stephanie Miller, sekretare e Pentagonit për politikat e personelit ushtarak dhe se mangësitë janë një arsye për shqetësim.

Republikania Elise Stefanik, nga New York, tha se një nga arsyet është insistimi që personeli ushtarak është detyrimi vaksinimit Covid-19 që ka penguar shumë vetë të bashkohen në ushtri.

“Vendi ynë duhet të ketë një ushtri të fortë kombëtare, prandaj jam e lumtur për fundin e detyrimit autoritar të vaksinimit të ushtarakëve nga administrata Biden, që ka dobësuar rekrutimin dhe radhët ushtarake”, shtoi Stefanik.

Deklarata e Pentagon në fund të vitit të kaluar paralajmëronte se numrat nuk përmbushin pritshmërinë e tyre: “Departamenti parashikon që mos arrijnë objektivat e rekrutimit megjithëse kemi 170,000 të rinj e të reja në këtë vit fiskal”.