AMFBZHR me shpallje publike për shfrytëzim të mjeteve IPARD 2014-2020

AMFBZHR shpall SHPALLJE PUBLIKE për shfrytëzim të mjeteve nga IPARD Programi 2014-2020
• Të gjithë personat e interesuar fizik dhe juridik nga RMV mund të parashtrojnë kërkesë për përdorim të mjeteve në kuadër të Programit IPARD 2014-2020 për masën: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve”.
• Përkrahja financiare për këtë Thirrje Publike është e përbërë 75% nga mjete të siguruara nga Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit të Bashkimit Evropian për Zhvillimin Rural (IPARD) në bazë të Marrëveshjes Financiare 2014-2020 dhe 25% të fondeve të siguruara nga Buxheti i RMV.
• Mjetet financiare për kërkesë të vetme jepen si një grant prej: 65% të kostos totale të investimit të pranueshëm të masës.
• Afati i fundit për parashtrimin e kërkesave është 18 nëntori 2019.
• Formularët nga “Aplikimi për përdorimin e Programit IPARD 2014-2020” si dhe “Udhëzimet për përdoruesit e Programit IPARD 2014-2020” dhe informacione të tjera të dobishme në versionin elektronik mund të shkarkohen në web faqen e internetit të Agjencisë: www.ipardpa.gov.mk.
• Formularët e shtypur të aplikimit për Programin IPARD 2014-2020 dhe Udhëzimet për Përdoruesit e Programit IPARD 2014-2020 mund të merren direkt në objektin e AMFBZHR , Blvd. Brigada 20-të e Maqedonisë 3, (blloku i Maqedonia Tabak), 1000 Shkup dhe qendrat më të afërta regjionale ose njësitë e punës të Agjencisë për Nxitjen e Bujqësisë çdo ditë pune nga 8:30 deri në 16:30.
• Pas përfundimit të investimit, aplikanti është i detyruar t’i paraqesë Agjencisë një kërkesë për pagesë brenda afatit të përcaktuar në Kontratë për përdorimin e mjeteve.
• Për të kryer kontrollin në vend nga Agjencia, aplikanti kërkohet të ketë kopjet e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në Agjenci.
• Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. (02) 3097-460 ose me email në: [email protected] dhe në web faqen: www.ipardpa.gov.mk .

Marketing
Marketing