Për cilën kategori të pjesëmarrësve në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend do të vlejë Ligjit për amnisti, i përpiluar nga nëngrupi për pajtim?
Sipas paralajmërimeve, propozim-teksti parasheh që dhunuesit, porositësit dhe organizatorët e dhunës, nuk do të përfshihen me amnistinë.
A po përgatitet ligji që të amnistohen vetëm deputetët e VMRO DPMNE-së që votuan për ndryshimet kushtetuese? Nga LSDM-ja e mohojnë këtë.
Absolutisht nuk e ngushtojmë rrethin. Qëndrimi jonë si LSDM është se duhet të bëhet dallim i qartë mes porositësve, organizatorëve dhe realizuesve”-tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.
Por, Kostadinov nuk tregoi si dhe në cilin grup do të vendosen deputetët që i hapën dyert e Kuvendit, akt pas të cilit ndodhën ngjarjet e përgjakshme.
Sigurisht, ia lëmë trupit për pajtim të dalë me drejtime të qarta se si do të bëhet ky dallim. Duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj linje të hollë, që në asnjë mënyrë të mos ndërhyjmë në organet e gjyqësorit “- pohoi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.
Ndërkohë, nga VMRO-DPMNE-ja do të dalin me qëndrim pasi ta kenë parë propozim – ligjin.
Personalisht nuk e kam parë draft tekstin që doli nga organi i pajtimit. Unë do të prisja të gjithë së bashku ta shohim tekstin për të komentuar qëndrimin e VMRO DPMNE-së”- tha Dimçe Arsovski , zëdhënës i VMRO DPMNE-së.
Siç mësoi Alsat, drafti do të shqyrtohet nesër në një takim të nëngrupit dhe pastaj nga organi parlamentar ndërpartiak për pajtimin, integrimin dhe reforma. Me dispozitat e parashikuara, të pandehurit do të kenë mundësinë të prononcohen nëse e pranojnë amnistinë ose duan të vazhdojnë ndjekja e tyre penale në bazë të parimit të presumimit të pafajësisë.