Pesëmbëdhjetë persona janë amnistuar, ndërsa 14 jo. Ky është epilogu i vendimeve gjyqësore për t’i falur personat e dhunshëm që rrahën, malltretuan dhe donin të vrisnin më 27 prill.
Siç pritej, të parët mes të amnistuarve ishin deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese. Amnistohen edhe Bogdan Ilievski-Betmen, Boris Damovski dhe Vllado Jovanovski.