Analistët: Ivanovi nuk sillet si president

Analistët ndërkohë, dënojnë sjelljen e papërgjegjshme të Ivanovit rreth ndryshimit të emrit të vendit.

Marketing

“Ju e patë edhe vetë mënyrën e komunikimit, u soll në mënyrë të pa përgjegjshme dhe bëri shkeljen e Kushtetutës, sepse janë dy institucione të cilat duhet komunikojnë në aspektin kushtetues, dhe ai i ka detyrat për të vepruar si president i shtetit, dhe ai në këtë rastë ka vepruar si një huligan i VMRO-DPMNE i cili ka përdhosur edhe vet shtetin, për sa i përket mënyrës funksionale të tij” – tha analisti politik, Bashkim Selmani.

Tashmë disa herë flitet se Maqedonisë i duhet një kryetar shteti konsensual, por analistët janë skeptikë kur flitet për konsensualitetin e një figure që zgjidhet nga partitë politike. Agim Jonuz thotë se çdokush që zgjidhet nga partitë, do të dirigjohet njësoj si Ivanovi, nga partia që e ka propozuar.

“Cilido Kryetarë konsesual, i cili do të zgjidhet në Zgjedhjet e ardhshme Presidenciale, nuk besoj se do të jetë model i vaçant apo i dallueshëm nga ai momental. Sepse do të jetë figurë e instaluar i cili do të duhet ti verifikojë apo ti nënshkruajë të gjitha politikat e atyre që e kanë propozuar, dhe që do të mundësonte që aparati i vendimeve të shtetit të jetë një rreth i mbyllur. Pra me një fjalë do të jetë një “Soft Kor”, apo nënshkrues apo vulosës, i atyre vendimeve që dikush më poshtë i ka sjellë” – u shpreh analisti politik, Agim Jonuz.

Presidenti konsesual ka qenë kërkesë edhe subjektit politik shqiptarë BDI, i cili edhe gjatë nominimit të presidentit aktual Gjorge Ivanov nga VMRO-DPMNE ishte kundër këtij nominimi. Ndërsa kandidatin konsesual vazhdon BDI ta ri-aktualizon edhe tani. (TVM2)