Analistët: Presidenti i ardhshëm, personalitet që i përshtatet strukturës etnike

Presidenti i ardhshëm i vendit duhet të jetë personalitet i cili duhet t’i përshtatet strukturës shumë etnike dhe shumë konfesionale të popullsisë në vend, të ngritet mbi palët dhe të jetë kohabitues në funksionimin normal të shtetit vlerësojnë analistët politik.

Marketing

Poashtu presidenti duhet ta posedojë edhe përgatitjen morale dhe profesionale dhe të respektojë kushtetutën dhe ligjet e vendit, thonë njohësit e politikës.

“Presidenti i ardhshëm duhet të jetë personalitet i cili duhet ti përtshtatet strukturës etnike në Maqedoni dhe të jetë njohës i mirë i çështjeve ndërkombëtare tani kur vjen një periudhë kur Maqedonia definitivisht do të hyjë në NATO dhe BE” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.

“Kandidati për president të mundshëm do të duhet të jetë person i cili do të gëzojë përkrahje sa më të gjërë shoqërore dhe politike, mundësisht ajo përkrahje të mos ketë dallime etnike, që është punë sizifi si dhe është vështirë të arrihet pëlqim, por mbi të gjitha ai person duhet të jetë me integritet të lartë personal dhe profesional i cili do të zbaton kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë” – u shpreh analisti politik, Naser Zyberi.

Maqedonia ka persona që posedojnë imazhin e presidentit konsensual thonë analistët dhe besojnë se një figurë e tillë do të caktohet brenda marrëveshjes së partive politike.

“Në këtë rast problemi do të jetë me VMRO –DPMNE të cilët profilin e presidentit e shohin si pjesë e profilit të tyre dhe të jetë njeri që nuk del nga kornizat partiake, ndërsa partitë politike që janë në koalicion qeveritar dhe kanë shumicën parlamentare, mund të gjejnë personalitet i cili në këtë kornizë do të jetë konsensual meqë do të jetë kandidat i disa partive politike” – theksoi Ramadani.

“Shumica aktuale parlamentare mendoj se ka kapicetet të mjaftueshëm por dhe resurse për të gjetur një kandidat të tillë, duke pasur parasysh insistimin e BDI-së për të pasur një kadidat të përbashkët, une besoj se do të gjindet një kandidat i atillë” – deklaroi Zyberi.

Zgjedhjet presidenciale në vend do të organizohen në muajin prill, ndërsa partit në pushtet BDI dhe LSDM tanimë kanë përafruar qëndrimet për president konsenzual dhe mbetet dakordimi rreth kandidatit të mundëshëm që do të pasojë Gjorge Ivanovin në postin e presidentit.

Marketing