Analisti Blerim Hyseni: Kopili mbeti në derë të Mickovskit

Sado i pritur me shume pompozitet takimi i mbajtur mes dy liderëve maqedonas sikur shfaqi në skenë dilema dhe tundi skenën politike në Maqedoni . Sado që thuhet se nuk u arrit asgjë mendoj që një hap para u bë. Sëpari u shfrytëzua nga kryetari VMRO Mickovski si mundësi për tu tërhequr nga qëndrimi i tij se nuk i voton ndryshimet kushtetuese, nese djalli mshefet ne imtësira atëherë doli në shesh se kësaj rradhe “kopili mbeti në derë të Mickovskit” i cili kushtezoi pjesëmarrjen në qeveri të zgjeruar apo si do që të quhet me perjashtimin e BDI-së nga një perberje e tillë e qeverisë. Vetëm pak minuta pas deklarimeve të dy liderëve politik maqedonas, BDI doli me qendrimin se vetëm të votohen ndryshimet kushtetuese ky subjekt është i gatshëm të mos jetë pjesëmarrës në një përberje të tillë qeveritare dhe të kalojë në opozitë!

Marketing

Me një fjalë kushti i Mickovskit u pranua si i mirëqenë, por më shumë se asnjë subjekti tjetër politik kushti i Mickovskit i shkon për shtati vet BDI-së. Kjo për dy arsye, sëpari dëshmon që është parti serioze dhe mbi të gjitha agjenden e saj të integrimit e ka para cdo interesi tjetër dhe sëdyti ia hapi derën VMRO-se e cila e vetëdishme se do te gjindet para nje presioni të fuqishem u tërhoq nga qendrimi që nuk do të vototjë ndryshimet kushtetuese duke dashur që ta vendos para aktitt te kryer BDI, gjë që ndodhi krejtësisht e kundrta.

Çuditërisht BDI-së në 2017 fushaten parazgjedhore ia bëri vet lideri i atëhershëm i LSDM-së Zoran Zaev i cili trumbetonte se do të formonte qeveri pa BDI, madje duke shkuar edhe me larg, që për herë të parë koalicion dhe listë të përbashkët për deputet të ketë sëbashku me një subjekt politik shqiptar “BESA”, por kjo doli si farse dhe efekti ishte nen zero. Me sa duket siç po rrjedhin gjërat në 2024 fushaten BDI ka vendosur t’ia bëjë VMRO e cila duke ngulmuar që të fitoje shumicë prej 62 deputetesh vetëm që mos të kushtëzohet nga BDI për formimin e qeverisë së ardhshme do t’ia bëjë propagandën më të mirë politike këtij subjekti politik. Në këtë rast ka vetëm një arsye që kjo propagandë mos të ketë sukses , ajo është premtimi i BDI-së për kryeministër shqiptar, tërheqja nga ky synim s’ka propagandë që e shpeton BDI.

Edhe pse jam i bindur se nuk do të ndodh kjo sepse ky subjekt politik është i vetëdishëm për pasojat, takimi i lidereve maqedonas doli qartë se te kryeministri shqiptar e kane dhimbjen më të madhe si LSDM ashtu edhe VMRO dhe negociatat e tyre rreth dy ore s’do mend se e kanë shtjelluar edhe këtë çeshtje, por se pazari i shtëpisë dhe çarshisë asnjëherë nuk janë përputhur!