Analizë: Kush dhe pse po grind Shkupin dhe Sofjen?

Përpjekjet për krijimin e tensioneve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, kanë për qëllim ta bllokojnë rrugën e Shkupit drejt NATO-s, dhe shkojnë në dobi të Rusisë.

Marketing

Kjo është një nga porositë në tekstin e Ivan Bedrovit, korrespodent i Dojçe Vele-s nga Bullgaria. Sipas mediave bullgare, gjatë javës së fundit po merret përshtypje se mes të dyja vendeve përsëri ka tensione. -Konteste historike, frikë nga pretendime territoriale, reagime të ashpra – i gjithë arsenali i njohur nga e kaluara është ringarkuar, që ta bindë opinionin e të dyja anëve të kufirit se diçka nuk është në rregull.

Kjo ndodh pikërisht para referendumit të paralajmëruar për më 30 shtator, në të cilin qytetarët e Maqedonisë duhet të deklarohen nëse pajtohen me emrin e ri të shtetit të tyre – Maqedonia Veriore, kurse përgjigjja pozitive do t’ua hapë rrugën drejt NATO-së dhe BE-së, thuhet në tekstin.

Autori rikujton se gjithçka ka filluar nga deklarata e cituar e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se “Kryengritja e Ilindenit është maqedonase”, e cila ka shkaktuar shqetësim të madh.
Për këtë, më saktë është të thuhet se gjithçka filloi nga liderja e Partisë Socialiste Bullgare e cila për këtë deklaratë bëri skandal të madh dhe e ftoi qeverinë bullgare në reagim të ashpër, ndërsa në fund dërgoi edhe një letër deri te Parlamenti Evropian.

Marketing