Ancelotti flet për marrëdhënien që ka me Mourinho-n dhe paralajmëron tifozët e Real Madridit

Ancelotti flet për marrëdhënien që ka me Mourinho-n dhe paralajmëron tifozët e Real Madridit

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Carlo Ancelotti zbulon se ka prej kohësh një marrëdhënie të fortë me trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, dhe tregon se shkëmbejnë vazhdimisht ide dhe mesazhe mes tyre.

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, shkëmbejmë ide dhe mesazhe. Jam jashtëzakonisht i lumtur që ai është këtu dhe me aftësinë e tij për të shfrytëzuar sa më shumë këtë klub të madh, Real Madridin, të cilin e njeh shumë mirë”, tha Ancelotti.

Italiani ka paralajmëruar tifozët e Real Madridit, se me në krye Mourinho-n, do të kenë një sezon të shkëlqyer.

“Jose është një trajner i shkëlqyer dhe, meqë ra fjala, jam i sigurt se ai do të bëjë një punë shumë të mirë këtu. Mendoj se do të jetë një sezon i shkëlqyer për Real Madridin”, shtoi Ancelotti. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF