I ka vjedhur milionat? Tini Stoessel përplaset me babain pas…
Aktorja e njohur për publikun shqiptar si Violetta, Tini Stoessel, po përballet me një krizë të fortë familjare që lidhet me menaxhimin e pasurisë së saj.
Mediat argjentinase shkruajnë se, këngëtarja ka kërkuar një auditim të financave të saj, pasi për rreth 15 vite menaxhimi i karrierës dhe të ardhurave ka qenë në duart e babait të saj, Alejandro Stoessel.
Raportimet pretendojnë se pas auditimit janë ngritur pikëpyetje mbi kompanitë, llogaritë dhe asetet e lidhura me pasurinë e artistes. Madje, disa media kanë raportuar se bëhet fjalë për një pasuri që mund të arrijë rreth 70 milionë dollarë.
Një prej pretendimeve më të bujshme lidhet me turneun “Futttura”, i cili thuhet se ka gjeneruar rreth 45 milionë dollarë, ndërsa Tini raportohet se ka përfituar vetëm rreth 300 mijë dollarë. Këto shifra, megjithatë, nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga këngëtarja apo familja e saj.
Pas përplasjeve, Tini thuhet se e ka larguar të atin nga roli i menaxherit dhe ka vendosur administrimin e financave në duart e një profesionisti jashtë familjes.
Situata duket se ka ndikuar edhe në marrëdhëniet familjare. Sipas raportimeve, komunikimi mes Tinit dhe babait të saj është ndërprerë, ndërsa edhe raporti me nënën, Mariana Muzlera, është tensionuar.
Në mes të tyre është përfshirë edhe vëllai i saj, Francisco Stoessel, i cili raportohet se po përpiqet të ndërmjetësojë dhe të rikthejë komunikimin mes Tinit dhe babait të tyre.
Ndërkohë, kriza mund të ndikojë edhe në martesën e Tinit me Rodrigo De Paul, pasi është raportuar se prindërit e saj mund të mos jenë të pranishëm në ceremoninë e planifikuar për 19 dhjetor.
Pavarësisht raportimeve të shumta, familja Stoessel nuk ka dhënë ende një sqarim zyrtar mbi detajet e konfliktit financiar.
