Ancelotti-Mbappes: Mirë se erdhe në klubin më të mirë në botë!

Nuk mund të mungonte mirëpritja e trajnerit të Real Madrid, Carlo Ancelotti-t për Kylian Mbappe, pas prezantimit të sulmuesit francez te “Los Blancos’.

Marketing

Në ditën kur Mbappe u prezantua para shtypit dhe tifozëve në “Santiago Bernabeu”, trajneri i Real Madrid-it, me një postim në rrjetet sociale, ka dashur të mirëpresë lojtarin e tij më të ri.

Ancelotti i uron mirëpritje sulmuesit francez, na atë që tekniku italian e quan klubin më të mirë në botë.

“Mirë se erdhe në klubin më të mirë në botë, mirë se erdhe në shtëpinë tënde, Kylian. Hala Madrid”-shprehet Carlo Ancelotti.

Marketing