Ancelotti me fjalë të mëdha për transferin e ri të Realit

Trajneri në shkuarje i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për transferimin e ri të Real Madridit, Dean Huijsen.

Marketing

Mbretërit nënshkruan me “holandezin e Spanjës” sot për një shumë prej 60 milionë eurosh.

“Real Madridi ka marrë një lojtar shumë të mirë si Huijseni, shumë shumë të mirë. Jam i lumtur që ky klub do të jetë gjithmonë në nivelin më të lartë”, ka thënë Ancelotti për mediat.

“Nën drejtimin tim si trajner, klubi ka nënshkruar me [Eduardo] Camavinga, [Aurelien] Tchouaménin, [Antonio] Rüdigerin, [Judge] Bellinghamin, dhe [Kylian] Mbappénë… a mund të kërkoj më shumë? Jo.”