Ancelotti nuk ka më dyshime, zbulon kush do të jetë fituesi i “Topit të Artë”

Për trajnerin e “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, nuk ka asnjë diskutim që fituesi i “Topit të Artë” duhet të jetë braziliani i Real Madrid, Vinicuis Junior.

Marketing

Duke folur për mediat para “El Clasicos”, Ancelotti deklaroi se nuk ka më dyshime se Vinicius është fituesi i këtij edicioni.

“Mund të themi se Vini do të jetë fituesi i ardhshëm i “Topit të Artë”, pa asnjë dyshim. Vinicius do të fitojë “Topin e Artë”, për mua është shumë e qartë dhe nuk mund ta fitojë askush tjetër. Të stërvitësh Vinicius do të thotë të stërvitësh një nga më të mirët në botë. Ai është një djalë shumë i përulur, ka bërë shumë progres si futbollist, duke u bërë një nga më të mirët në botë. Ai është “Topi i Artë” i ardhshëm dhe ka të njëjtën përulësi dhe seriozitet të ditës kur e kam njohur”, ishte vlerësimi i Ançelotit për sulmuesin.

Marketing