Tashmë është bërë e ditur se Mauro Icardi e dëshiron largimin nga Interi në këtë afat kalimtar.
Sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të luajë më te Nerazzurët, derisa po e preferon kalimin te Juventusi, mirëpo marrëveshja duket e vështirë.
Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Carlo Ancelotti e ka telefonuar Mauro Icardin për një transferim të mundshëm te Napoli.
Trajneri italian është i bindur se mund ta transferojë sulmuesin 26-vjeçar në stadiumin San Paolo, por duhet të arrij marrëveshje edhe me drejtuesit e klubit kundërshtar.
Mediumi italian më tej raporton se Interi po refuzon ta shesë Icardin te Zonja e Vjetër, në mënyrë që mos ta forcojë kundërshtarin direkt për titull.
Duket se marrëveshja mes Napolit dhe rivalit nga Serie A për sulmuesin problematik mund të arrihet qysh në këtë javë për një shumë rreth 95 milionë euro.