Andi Aranitasi përfaqësues i ri i BERZH-it në vend

BERZH-i e emëroi Andi Aranitasin përfaqësues të ri në Maqedoninë e Veriut. Ai vjen në vendin e Anka Joana Joneskus e cila do të largohet nga Shkupi më 1 shtator.

Marketing

Siç bëjnë të ditur nga BERZH-i, Arinitasi punon në Bankën në Londër nga vitit 1998, ndërsa nga viti 2000 e deri në 2005-tën është bankier në zyrën në Bullgari. Shtatë vjet punon në Stamboll, në projekte energjetike në Evropë dhe Azi, dhe në dy vite e gjysmë në Bullgari në departamentin e njëjtë. Përvoja e tij e punës është në ekipet e Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, në sektorët e telekomunikimeve, dhe energjetikës.

Pas përfundimit të arsimit të mesëm në vendin e tij të lindjes në Shqipëri, Arinatisi merr bursë në Fondacionin Shoqëri e Hapur për Universitetin Amerikan në Bulgari, ku ka diplomuar në vitin 1996.

BERZH në vend ka investuar më shumë se 1,87 miliardë euro në 117 projekte, duke u fokusuar në mbështetjen e integrimit të vendit në tregjet rajonale dhe globale, përmes investimeve të Bankës dhe aktiviteteve të tjera shoqëruese.
Anka Joana Jonesku e ka prezantuar BERZH-in në Maqedoninë e Veriut më shumë se pesë vjet.