Genk ka fituar derbin ndaj Royale Union me rezultat 2-0 si mysafir ku njëri nga golat e shënoi Andi Zeqiri.
Sulmuesi shqiptar që përfaqëson Zvicrën debutoi me klubin e ri me të cilët nënshkroi këtë javë.
Zhvillohej minuta e 17-të kur Andi Zeqiri arriti të shënojë për 1-0.
Ai për këtë paraqitje u vlerësua nga SofaScore me notën 7.12
Në 77 minuta sa luajti ai ishte afër golit dy herë, por në të vetmen gjuajtje në kuadrat shënoi.
Zeqiri kishte 28 prekje të topit, ndërsa nga 16 pasime nëntë i kishte të sakta.