Andov: Gruevski mund të përfundojë në burg edhe si deputet

Kreu i parë i parlamentit, Stojan Andov ka sqaruar se mandatit i deputetit të Nikolla Gruevskit nuk mund të meret nëse nuk ka shumicë prej 2/3 e deputetëve.

Marketing

“Një rast të ngjajshëm kishim ne para 17 viteve kur një deputet nga blloku shqiptarë nuk ishte lajmëruar në punë për më shumë se gjashtë muaj, ajo ka ndodhur gjatë konfliktit të vitit 2001 kur kuptuam se ai është bërë pjesë e UCK-së, megjithatë edhe përkundër asaj që i plotësonte kushtet për largim nga parlamentit, ne nuk mund t’i mernim mandatin sepse nuk kishte shumicë prej 2/3 e deputetëve. Tash njejtë edhe me Nikolla Gruevskin, ai është i dënuar me dënim me burg dhe i plotëson kushtet për ndërprerje të mandatit por megjithatë askush nuk bën asgjë pa 2/3 e votave”, sqaron kështu Andov duke shtuar se mandati i deputetit nuk është pengesë që Gruevski të mbajë dënimin me burg.

Marketing