Andy Ruiz Jr s’kishte qenë aspak favorit para meçit me atëherë kampionin e botës në kategorinë e peshave të rënda me Anthony Joshuan. Por, edhe nëse do të pësonte disfatë, meksikanit i takonin të paktën 5.36 milionë funte.
Mirëpo, fitorja kundër Anthony Joshuas në rundin e shtatë të meçit të zhvilluar më 1 qershor jo vetëm që ia titujt IBF, ËBA, dhe ËBO në kategorinë e peshave të rënda në boks, por ai u shpërblye edhe në aspektin financiar, transmeton Gazeta Express.
Ruiz do të fitojë edhe më shumë para në rimeçin e tij me Joshuan, i cili do të zhvillohet afër fundit të këtij viti.
Ai veçse e ka shpenzuar një pjesë të parave që i kishte fituar në meçin tronditës në Madison Square Garden. Kampioni botëror e postoi në internet një video të shtëpisë së tij të re, që e bleu me paratë e fituara kundër Joshuas.
Kjo vilë besohet se është në Kaliforni, ku Ruiz Jr ka jetuar për pjesën më të madhe të jetës së tij. Në të përfshihet edhe një shtëpi e vogël e ndërtuar në një pemë dhe një pishinë për t’u argëtuar.
Një shatërvan është i vendosur në mes të një oborri të madh dhe përderisa mobiliet brenda shtëpisë duken të vjetra, meksikani thekson se ato do të ndërrohen së shpejti.
https://twitter.com/i/status/1157765360378155012