Anëtarësimi në BE, Kyçuk: Kauzë kombëtare, jo interes partiak

Raportuesi i BE-së për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyçuk theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të prillit në formësimin e perspektivës evropiane të vendit, duke pritur nga qeveria e ardhshme e Shkupit të vazhdojë me reformat dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Marketing

Anëtarësimi në BE duhet të jetë kauzë kombëtare dhe jo qëllim i vetëm një partie politike. Kjo kërkon që të gjithë politikanët dhe shoqëria civile t’i lënë anash dallimet dhe të fokusohen në kauzën e përbashkët, që gjithnjë shkon përmes mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe demokratike – u shpreh Ilhan Kyçuk, raportues i BE-së për Maqedoninë e Veriut.

Kyçuk tha se BE-ja duhet ta korrigjojë gabimin e tetorit të kaluar, pasi dhënia e mesazheve pozitive por pa hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut, e cila ka plotësuar të gjitha kushtet, do të ishte në dëm të vetë BE-së dhe do të dekurajonte pro-evropianët. Ai shtoi se përfaqësuesit e shteteve kandidate duhet kyçur në debatin për të ardhmen e Evropës.