Anëtarët e Këshillit Themelues të ASH-së kalojnë tek Levizja BESA

Аnëtarët e Këshillit Themelues të Aleancës për Shqiptarët, morën vendim që unanimisht të kalojnë tek Lëvizja BESA.
Në “Tubimin Bashkues” të mbajtur sot në ambientet e restorantit “JAFFA” në Shkup, anëtarët e Këshillit Themelues të ASH-së në fjalimet e tyre sqaruan motivet dhe qëllimet e kësaj iniciative për bashkimin me Lëvizjen BESA.

Marketing

Pjesëmarrës në këtë tubim, siç citohet në kumtesë, ishin edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejd.
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejd, gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, foli për rëndësinë e vlerave morale dhe kombëtare që bart ndër vite Lëvizja BESA, duke uruar që misionin fisnik të BESËS ta ruajmë dhe zhvillojmë edhe më tej bashkërisht.

Para të pranishmëve, fjalë rasti kishte edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi i cili fjalimin e vazhdoi duke folur për rëndësinë e bashkimit dhe realizimin e synimeve të përbashkëta.

“Krijimi i kushteve më të mira ekonomike dhe sociale duhet të jenë synimet tona të përbashkëta, ku bashkë me këto synime ne do të mund të arrijmë të parandalojmë dukuritë e fundit shoqërore, siç është rasti me shpërnguljen e qytetarëve jashtë vendit’”, përfundoi kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.

Marketing