Anëtarit të Këshillit Gjyqësor në Kumanovë, Mirsad Surojit i digjet vetura

Mbrëmjen e djeshme është djegur vetura e Mirsad Surojit, anëtarit të Këshillit Gjyqësor.

Marketing

Nga MPB thonë se nga vetura e djegur në Kumanovë nuk ka të lënduar.

“Më datë 04.04.2024, në ora 23:40 në SPB-Kumanovë është raportuar se në rrugën “Dragojlo Dindiq” në Kumanovë, është djegur vetura “Audi” me targa të Kumanovës, në pronësi të M.S.(42) nga Kumanova. Ekip i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve në Kumanovë e ka shuar zjarrin, ndërsa nuk ka të lënduar. Kontrolli është kryer edhe nga ekipi i SPB-Kumanovë”, thonë nga MPB.