Nga e enjtja, policisë pritet t’u bashkohen edhe pjesëtarët e ushtrisë për të siguruar bashkë institucionet shëndetësore e shtetërore. Nga ARM thonë se janë siguruar pajisjet e nevojshme për mbrojtjen e pjesëtarëve të ushtrisë dhe për momentin nuk ka nevojë të angazhohen rezervistët. Pritet vetëm vendimi i presidentit Pendarovski që fillimisht 295 pjestarë të ARM-së të fillojnë të ndihmojnë MPB-në
“Duam që punëtorët shëndetësorë të preokupohen vetëm për shëndetin tonë. Jo të shqetësohen se kush qëndron para sptaleve, jo të shqetësohen se mos rezikohet shëndeti dhe siguria e tyre. Ata duhet tërësisht të përkushtohen në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Arsyeja e dytë e shpalljes së gjendjes së krizës, ishte zgjerimi I kapaciteteve shëndetësore, po kjo nuk ishte as e para as arsyeja kryesore. Siç e shikoni ppo bëhen përpjekje, numrat kohëve të fundit po shtohen por tani do të shtohen edhe kapacitetet nga shëndetësia pubike.”, tha Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes
Qeveria ndërkohë nuk mendon për vendosjen e orës policore. Sipas ekzekutivit, masat e reja po japin efekte të caktuara, virulenca e virusit zvogëlohet, por nëse ka rritje të numrit të të infektuarve, Qeveria do të marrë vendime të reja . Për momentin, për diskutim në KSI , të premten do të jetë gjendja në Prilep, ku kryetari i Komunës këkroi vendosjen e karantinës, pas rritjes alarmante të shifrave të të infektuarve.