Teksa po shihnim rastësisht profilin e Angela Martinit, pas çimit marramendës të unazës së martesës, na ra një sy një detaj tek fytyra e modeles i cili na u duk pak ndryshe nga herët e tjera, ndaj iu futëm kërkimeve.
Bazuar në postimet e fundit në Instagram, Angela shfaqet kështu: e bukur si përherë, me sytë e tërhequr, buzët e plota dhe me një nofull pak ndryshe. Këtu do të ndalemi.
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/screenshot-10_1533041172-7699444.jpg)
Referuar fotove të hershme, modelja ka patur një fytyrë tipike midis formës katrore dhe asaj drejtkëndore,
që karakterizohet nga nga një nofull në formë katrore dhe më e gjerë se gjerësia e ballit, mollëza të theksuara dhe mjekër jo me majë, por paksa ovale.
Duke parë krahasimin e fotove,
mendojmë se i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike në zonën e nofullës, operacion i përhapur gjerësisht tek yjet e famshëm dhe njerëzit e thjeshtë.
Nicole Kidman
Eiza Gonzalez
Ashlee Simpson
Këto ndërhyrje nevojiten përgjithësisht kur ka një përputhje jo të regullt, nofullat janë pozicionuar keq, ndikojnë në të folur ose thjesht për estetikën e fytyrës. /Anabel/