Angelina Jolie s’pranon të flasë për divorcin me Brad Pitt

Angelina Jolie ka refuzuar me mirësjellje të përgjigjet në një pyetje mbi divorcin e saj me aktorin Brad Pitt në një intervistë të re me The Hollywood Reporter.

Marketing

Duke folur me gazetaren Rebecca Keegan në shtëpinë e saj në Los Feliz prej 25 milionë dollarësh (22.6 milionë euro), fituesja e çmimit “Oscar”, 49 vjeçe, vendosi ‘kufij të fortë’ mbi disa tema, duke përfshirë ndarjen e saj nga Pitt dhe aksidentin e fundit pothuajse fatal me biçikletë të birit të tyre 20 vjeçar Pax.

Ylli i filmit “Maleficent” shpjegoi për gazetën se vite më parë në Hollywood “mund të kishe këtë proces privat të rrëmujshëm dhe puna fliste vetë”. “Tani, marrëdhënia e publikut është ndryshe. Po përpiqem të mësohem me atë që duhet ta ndaj me njerëzit”, pranoi ajo pasi kishte bërë një pushim të gjatë nga industria e filmit.

Kur Keegan e pyeti nëse është në rregull të pyesë për statusin e divorcit të saj, aktorja iu përgjigj: “Jo”.

Jolie më pas hapi fjalën për nevojën për të qëndruar në Kaliforni deri sa të gjashtë fëmijët e saj dhe të Pitt të mbushin 18 vjeç. Çifti i mëparshëm kanë fëmijët: Maddox, 22 vjeçe, Pax, 20, Zahara, 19, Shiloh, 18 dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 16 vjeç.

Marketing