Angellov: Nëse më shkarkojnë do të pranojë vendimin

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov tha se do ta pranonte vendimin e Qeverisë në rast se vendoset që ai të shkarkohet nga ky post.

Marketing

Angellov tha se partia e tij “Dinjiteti”, pa marrë parasysh vendimin e Qeverisë, do të dalë nga koalicioni qeverisës dhe do t’i bashkëngjitet koalicionit të VMRO-DPMNE-së.

“Për hir të së vërtetës, kryeministri Talat Xhaferi dje pasdite më telefonoi, biseduam dhe më njoftoi për qëllimin e tij se do të nisë iniciativë për shkarkimin tim. Këtë e pranoj, është normale, bëhet fjalë për manovrim normal politik, marrë parasysh se po e braktisim koalicionin qeverisës. Deklaratën e tij që duhet të takohemi e kam parë më vonë, nëse më kërkon, me siguri që do të takohem, ai është kryeministër i Qeverisë.

Unë jam drejtor i emëruar nga kjo Qeveri, por atë që dëshiron ai të më pyes ne e kemi thënë publikisht, që dalim nga koalicioni me LSDM-në, kjo është e pakontestueshme, dhe hyjmë në koalicion me VMRO-DPMNE -në”, tha Angellov.

Marketing