Angellov: S’kemi kohë për filozofi, kemi katër vatra aktive të zjarreve

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në konferencën e sotme për shtyp tha se në vend ka katër vatra aktive të zjarrit, transmeton Alsat. Angellov i bëri thirrje kreut të VMRO-DPMNE-së , Hristijan Mickoski që në vend të fyerjeve dhe akuzave të dërgojë ekspert nga kjo parti që të monitorojë punën e QMK-së.

Marketing

“Në vend se të fyejm njëri-tjetrin, dërgoni njeriun tuaj, le të vijë në Shtabin Kryesorë dhe nga afër le ta ndjek punën e Shtabit Kryesorë për Menaxhim me Kriza. Ndoshta do të japë ndonjë ide të mirë. Ne nuk kemi kohë për filozofi, sepse çdo ditë po shuajmë zjarre. Mbrëm kishte 14 zjarre të tilla, për momentin ka vetëm 4. Shpresojmë që së paku një prej tyre sot do të shuhet tërësisht, respektivisht zjarri mbi fashtin Budinarci, komuna e Berovës”, tha mes tjerash Angellovski.