Në numrin më të ri të revistës javore prestigjioze “Global kapital” është publikuar një përmbledhje e guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska- Bezhoska për sfidat nga koronavirusi për ekonominë e vendit.
Angellovska- Bezhoska së pari është përqendruar në karakteristikat e ekonomisë tonë, ku mes tjerash e thekson përmirësimin e pozicionit të saj të jashtëm në dekadën e kaluar dhe rritjen e potencialit devizor që mundëson tani të zbatohet politikë e relaksuar monetare me qëllim zbutjen e efekteve nga kriza me të cilën përballemi. Si të rëndësishme e thekson procesin e integrimit në zinxhirët global të prodhimit e cila ka kontribuuar në përmirësimin e bazës së eksportit, forcimin e investimeve direkte të huaja në sektorin e mallrave të shkëmbyeshëm dhe uljes graduale të deficitit tregtar.
Guvernatorja e ka theksuar rëndësinë e forcimit të vazhdueshëm të stabilitetit të sistemit bankar përmes forcimit të kornizës rregullatorë dhe super -vizorë që është me rëndësi që të përgjigjet në mënyrë adekuate ndaj aspektit aktual. Në këtë rast, siç thekson ajo, Banka Popullore ka mundësuar fleksibilitet më të madh rregullator për shkak të mbështetjes kreditore të të gjithë atyre që janë të besueshëm, ndërsa janë të goditur nga kriza e koronës.
Në përfundimin e publikimit në “Global kapital”, Angelloska- Bezhoska porosit se leksioni i qartë nga kriza e koronës është se në momente kur jemi të fokusuar në “shuarjen e zjarrit” nuk duhet të harrojmë në pengesat strukturore që duhet të shmangen që të rritet potenciali afatgjatë i ekonomisë, të ulet ndjeshmëria dhe rritet hapësira e politikave për ballafaqim më të mirë të situatave të ardhshme.
“Global kapital” është një nga burimet më referenciale të informatave për tregjet globale të kapitalit. Përmbledhja e guvernatores së BP-së është publikuar në suaza të teksteve të bartësve të politikave, fokusuar në sfidat aktuale nga kriza e koronës