Guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska – Bezhoska në një video-intevistë për “Eurohumani” ka theksuar se trendet inflacioniste janë pozitive, por se bankat qendrore edhe më tutje duhet syhapur t’i ndjekin lëvizjet sepse ende ka pasiguri dhe rreziqe.
Siç transmeton Banka Popullore, Angellovska – Bezhoska ka vlerësuar se inflacioni në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, si edhe në vend, është ulur në shkallë njëshifrore, si rezultat i politikës monetare të shtrënguar nga ana e bankave qendrore dhe stabilizimin e çmimeve botërore të produkteve primare.
“Në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore inflacioni ra nga 16 në 5 për qind. E ngjashme është situata edhe te ne, ku shkalla e inflacionit është ulur në 3 për qind, nga niveli më i lartë i cili arriti rreth 20 për qind”, theksoi Angellovska – Bezhoska.

Ajo ka theksuar se goditja e fundit inflacioniste nuk është nga natyra standarde monetare dhe se kanë ndikuar shumë faktorë, përfshirë edhe dëmtimet në prodhimtari, tregti, transport dhe çmimet e karburanteve, të cilat kanë kontribuar për rritjen e inflacionit.
Angellovska – Bezhoska ka theksuar se edhe krahas shtrëngimit të politikës monetare nga ana e bankave qendrore, sektori financiar është i qëndrueshëm, që ka të bëjë me masat e ndërmarra nga ana e bankave qendrore pas krizës së madhe financiare dhe bilanset e qëndrueshme të bankave me të cilat hyn në periudhën e krizës.
“Bankat hynë në këtë krizë me pozicion relativisht solid, me shtresa të fuqishme mbrojtëse të kapitalit dhe likuiditetit, të cilat kryesisht ishin ndërtuar para pandemisë dhe që atëherë ruhen” ka vlerësuar Angellovska – Bezhoska.