Angellovska: Janë paguar 1.65 miliard denarë përmes masës 14.500 denarë për të punësuar

Nisur nga dita e sotme përmes masës 14.500 denarë ndihmë financiare për të punësuar janë paguar 1.65 miliardë denarë për mbi 120.000 të punësuar nga 18.569 firma, informoi ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Marketing

“Numri i mbështetjes ndaj të punësuarve dhe firmave përmes masës 14.500 denarë për të punësuar nga dita në ditë po rritet”, ka shkruar Angellovska në profilin e saj në Fejsbuk.