Kartela pagesore vendore është injeksion prej 28 milionë euro për biznesin vendor. Krahas ndihmës për qytetarët, kjo masë do të veprojë si katalizator i aktivitetit ekonomik dhe do të kontribuojë për uljen e goditjes nga kriza KOVID-19, shkroi ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në Fejsbuk.
“Kartela nga njëra anë e stimulon konsumin privat, i cili merr pjesë me 65 për qind të BPV-së. Nga ana tjetër, të gjitha mjetet janë të dedikuara kah produktet dhe shërbimet, me çka mbështetet sektori vendor i prodhimtarisë dhe shërbimeve”, qëndron në shkrim.
Ajo shtoi se sipas skenarëve të cilët i bëmë në Ministrinë e Financave, kartela vendore pagesore do ta përmirësojë rezultatin ekonomik të vendit në tremujorin e tretë për 0,7 – 0,9 pikë procentuale.
“Masa të tilla shfrytëzojnë edhe shumë vende të tjera për stimulimin e ekonomive vendore në kohë të krizës KOVID-19, si Austria, Sllovenia, Kina, Amerika”, bën të ditur ministrja.