Angellovski: Tani nuk ka përgjime të paligjshme në Maqedoni

Drejtori i ri i Agjencisë Teknike-Operative (ATO) Zoran Angellovski, beson se më nuk përgjohen në mënyrë të paligjshme bisedat telefonike.

Marketing

Para fillimit të takimit të parë me përfaqësuesit e Komisionit për ndjekjen e komunikimeve në MPB, Policisë Financiare, Drejtorisë Doganore dhe Ministrisë së Mbrojtjes, tha se pajisjet e reja janë vendosur në ATO dhe se prej 1 nëntorit do të fillojnë me punë.

Ai tha se ATO përkohësisht do të jetë e vendosur në Qendrën e Telekomit dhe premtoi se do të jenë transparent në punën e tyre.
“ATO do të jetë transparente para komisioneve kompetente për punën e saj. Mund të them se për momentin pajisjet janë vendosur në ATO dhe nuk ka përgjim të paligjshëm”, tha Angellovski.

Përveç komisionit të MPB-së, komision tjetër për ndjekjen e punës së ATO-së janë edhe Komisioni për klasifikimin e të dhënave dhe Komisioni për të dhëna personale.

Marketing