“Vrasje makabre. Kjo duhet të jetë aktakuza me të cilën Prokuroria Publike duhet të vazhdojë të ndjekë penalisht vrasësit mizorë dhe të pa shpirt, vrasës të cilët pa mëshirë e rrahën të riun Nikolla Sazdovskin”, shkruan Stojançe Angelov në facebook.
“Drejtësia duhet të realizohet deri në fund. Me çdo kusht. Por ky është detyrim i institucioneve shtetërore. MPB-ja gjeti 2 vrasës, të cilët tashmë janë në paraburgim, ndërsa kërkohet edhe i treti.
Në rrjetet sociale vlon. Vlon nga dhimbja, zemërimi, urrejtja dhe thirrjet për hakmarrje. Por të mos harrojmë se urrejtja lind urrejtje të re. Urrejtja ushqehet me urrejtje. Në këto momente të vështira dhe të dhimbshme, kur pothuajse i gjithë vendi mban zi për Sazdon, është shumë e rëndësishme të bëhet dallimi se Sazdon nuk e vranë shqiptarët. Sazdon e vranë kriminelët B.B., J.L. dhe S.D.
Por zemërimi, urrejtja dhe thirrjet për hakmarrje nuk do ta kthejnë Sazdon. Përkundrazi, kjo mund të çojë në vdekjen e një të riu të ri. Prandaj, apeloj te të gjithë. Sot nuk është ditë e përhapjes së urrejtjes, sot nuk është ditë e komplotit për hakmarrje. Sot është ditë zie. Sot është një ditë pikëllimi. Të gjithë së bashku të mbajmë zi për shkak të vdekjes së Sazdos.