Rreth 35 mijë parashtresa kanë arritur deri tek sekretari general i Qeverisë për shpërndarjen e kartelave vendore për të papunësuarit dhe për qytetarët me të ardhura të ulta.Ministria e finansave paralamjëroi se javën e ardhëshme do të përmirsohen gabimet dhe se mbi parashtresat po punohet.
“U është përgjigjur mbi 15 mijë mesazheve ,dhe pritet që deri në fund të javës që vjen tu përgjigjemi të gjitha parashtresave.Pse deri në fund të javës që vjen dhe çfarë do të thotë përgjigjja ndaj parashtresave .Kjo do të thotë se numrat amë janë dërguar deri tek institucionet përkatëse ,Agjenisë për punësim, në DAP,MASH, dhe gjithsesi në Minitrinë e punës dhe politikës sociale me qëllim që të bëhet kontroolli dhe të informojmë se nëse bëhet fjalë me të vërtet për gabim teknik apo personi me të vërtet është në grupin që i plotëson kriteret dhe nëse është ashtu të gjithë qytetarët që iu është bërë gabimi teknik i njejti do të përmirësohet dhe do ti marrin kartelat e tyre pagesore”, u shpreh ministrja e financave Nina Angellovska.
Kriza e shkaktuar nga virusi korona i uli të ardhurat shtetrore të dedikuara për partitë politike.Qeveria vendosi që me consensus të ulet përqindja buxhetore prej nga 015 në 004.
“Me propozim vendimin për shkrurtim u zvogëluan një numër i konsiderueshëm I mjeteve .Tani unë para meje nuk e kam buxhetin por diçka rreth 100 milionë denarë janë saktasisht në paragraf përkundër më shumë se dyfishit që ka qenë në fillim të vitit.Gjithsesi se të gjithë duhet të bartin pjesë të ngarkesës nga kjo”, theksoi Angellovska.
Ministria e finansave prezantoi fazën e dytë të projektit “Finansa të hapura ” Do të publikohen të gjitha shpenzimet e komunave të cilave veçme u është ndihmuar që ti mbulojnë borxhet.