Angelovska: Jam e gatshme të investoj në politika fiskale progresive që do të krijojnë ekonomi të fortë

Ministrja e propozuar e Financave, Nina Angelovska, dje në kuvendin e LSDM-së tha se e sheh ofertën si një shans për të udhëhequr një ndryshim në vendin në të cilin planifikon të ardhmen e saj.

Marketing

“Pas afro 10 vjet përvojë vendase dhe ndërkombëtare dhe njohjes së konsiderueshme ndërkombëtare të punës dhe kontributit tim të palodhur, jam e nderuar që dija, potenciali dhe entuziazmi im për ndryshim janë njohur që t’i shërbejnë funksionit të përparimit të vendit tonë. Ndërsa nderi më i madh është se baza është tërësisht jopartiake. Ofertën e shikojë si mundësi që të jem udhëheqëse e ndryshimeve në vendin në të cilën planifikojë të ardhmen time”, tha Angelovska.

Ajo tha se jam e gatshme të investoj në politika fiskale progresive që do të krijojnë ekonomi të fortë për qytetarët dhe do të mbajnë të rinjtë në vend.