Angelovska: Me propozim buxhetin 2020, 154 miliardë denarë për kapitalin njerëzorë

Qeveria e konfirmoi propozim buxhetin për vitin e ardhshëm. Thesari i shtetit do të peshojë 3.9 miliardë euro. Si do të shpenzohen paratë e qytetarëve?

Marketing

Ministrja e Financave, Nina Angelovska për AIM-në tha se investimet në kapitalin njerëzor kanë një vend qendror në propozim buxhetin e vitit 2020.

Duke përmendur të dhënat për indeksin e kapitalit njerëzor në vend në raport me vendet e zhvilluara dhe vendet e rajonit, ajo tha se kapitali ynë më i vlefshëm njerëzor, njerëzit, është lënë pas dore prej kohësh.

“Ne ndryshojmë këtë duke investuar shuma më të larta deri më tani, 154 miliardë denarë në kapitalin njerëzor” tha Angelovska.

Ajo në intervistë gjithashtu flet për projektet për tu investuar, paga më të larta dhe pensione.

Qeveria e konfirmoi propozim buxhetin për vitin e ardhshëm. Thesari i shtetit do të peshojë 3.9 miliardë euro. Si do të shpenzohen paratë e qytetarëve?

“Kapitali qendror në propozim buxhetin 2020 është investuar në kapitalin njerëzor. Kjo do të thotë që ne do të investojmë në shëndet më të mirë, arsim më të mirë, kujdes më të mirë shoqëror dhe kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët tanë”, tha Angelovska.

Marketing