Angelovski:”Presim rezultat pozitiv ndaj Armenisë”

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pas triumfit ndaj Gjibraltarit, në terrenin vendas do të përballet me Armeninë, kundërshtarin kryesor për vendin e parë në grupin e katërt të Dizionit D, të Ligës së Kombëve. Trajneri Igor Angelovski beson në rezultat pozitiv, duke potencuar se sfidat me Armeninë mund të vendosin edhe për fituesin e grupit.

Marketing

“Nesër është përballja me Armeninë dhe ashtu siç thash edhe para hedhjes së shortit dhe fituesi në Divizionin D të Grupit tonë , do të kërkohet mes nesh dhe Armenisë. Mendojë se I kemi analizuar mjaftueshëm dhe tërësisht gati do të futemi në këtë përballje.

Gëzohem që futbollistët janë gati për të dhënë maksimumin. E dijmë se çka na pret në këtë përballje dhe se si duhet të sillemi dhe pres që të shënojmë rezultat pozitiv , i cili do të në jap epërsi para ndeshjes kthyese në Erevan, ” tha mes tjerash Igor Angelovski , trajner i Maqedonisë.

Kapiteni Goran Pandev , potencoi se ekipi nëse e luan lojën e stërvitur, atëherë nuk do të ketë vështirësi ndaj Armenisë.
“Mendojë se është ndeshja më e rëndësishme në grupin tonë, E dijmë se kombëtarja jonë dhe ajo e Armenisë janë më kualitative në këtë grup, mirëpo ne përgatitemi si edhe për çdo ndeshje.

Duhet të dalin në fushë dhe të japim maksimumin, pasi që kemi kualitet dhe nëse luajëm ashtu siç dijmë, nuk do të kemi vështirësi me Armeninë, tha mes tjerash Pandev.
Ndeshja Maqedoni – Armeni, do të zhvillohet të dielën, në stadiumin “Filipi i Dytë” në orën 18.00, ndërsa biletat për këtë sfidë shkojnë nga 100 deri më 150 denarë.

Marketing