Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev vlerësoi se edhe agjencitë e rejtingut konfirmojnë se shteti po lundron në ujëra të qeta dhe se ekonoMEDIAL edhe buxheti janë stabilizuar.
Duke u përgjigjur në pyetjet e e gazetarëve sot në Veles përkujtoi të dhënat e publikuara për rritjen e bruto prodhimit vendor në tremujorin e parë për 3,1 për qind, rritjen në prodhimtarinë industriale në korrik të vitit 2019 në krahasim me korrikun e vitit 2018 për 5,8 për qind dhe rritjen kumulative për shtatë muaj e këtij vitit për 4,9 për qind.
“Pra, këto janë disa nga parametrat ekonomikë që pasqyrojnë politikën stabile ekonomike që po e zhvillon kjo qeveri dhe mendoj se me një politikë të tillë stabile ekonomike kemi treguar që shteti ka prosperitet. Vetëm për të kujtuar ekonominë që kemi trashëguar ishte në minus,ndërsa që nga rënia e BPV-së në tremujorin e dytë të vitit 2017, jemi vazhdimisht në rritje”, tha Angjushev.
Ai informon se numri i personave të papunë po ulet në mënyrë konstante dhe tani është nivel rekord të ulët prej 17,5 për qind dhe se mbi 54 mijë njerëz janë punësuar në këto dy vjet. .