Angjushev: Janë vendosur fundamentet e politikës industriale në Maqedoni

Pas agonisë shumëvjeçare gjendja në kombinatin e duhanit në Prilep u normalizua. Është lëshuar në prodhim makina e re në fabrikën e duhanit, me çka është rritur prodhimi në kombinat. Shpresojmë, pas humbjeve shumëvjeçare, në rezultate pozitive në kombinat, për herë të parë këtë vit.

Marketing

Këtë e theksoi sot zëvendëskryeministri Koço Angjushev gjatë vizitës së sotme në kombinatin e duhanit në Prilep dhe në shkollën e mesme elektromakinerike të Prilepit “Riste Risteski Riçko”, ku kompania Filip Moris Kombinati i duhanit i prezantoi investimet e veta të reja në makina të reja në fabrikën e duhanit dhe investimin prej 80.000 dollarëve në modernizimin e kabineteve praktike në shkollën për prodhimin e kuadrove të reja.

“Kjo është falë kryesisë së re, por edhe marrëveshjes së re strategjike me Filip Moris dhe sipas bisedave të sotme ka akoma hapësirë për t’u rritur bashkëpunimi. Posaçërisht kam kënaqësinë që jemi në shkollën e mesme elektroteknike në Prilep, ku kultivohen dhe edukohen kuadro për industrinë në Prilep dhe në rajonin më gjerë. Kjo është e ardhmja e Maqedonisë dhe mu me këtë problem përballet industria e përgjithshme, me sigurimin e cilësisë dhe kuadrit adekuat”, tha Angjushev.

Ai përmendi se Filip Moris me donacionin e vet kontribuoi që të përmirësohen kushtet për mësimin e nxënësve në këtë shkollë me dhurimin e laboratorit për stërvitje praktike për nxënësit nga profesioni elektroteknik dhe me pajisjen e kabineteve, të cilat i vizituan.

“Shpresoj se kjo do të jetë nxitje edhe për afaristët e tjerë nga Prilepi dhe nga i mbarë shteti të realizojnë bashkëpunim me sistemin arsimor – me shkollat fillore, të mesme dhe me fakultetet, t’i përmirësojnë kushtet në ato shkolla, ndërsa edhe ne si shtet do ta bëjmë të njëjtën”, theksoi Angjushev.

Sipas Angjushev, shteti ndërmori masa për zhvillim të ekonomisë, por edhe për zgjidhje të problemit akut me mungesën e kuadrove për ekonomizim dhe vitin e ardhshëm tërësisht do t’i përkushtohet masave ekonomike.

“Jepet hapësirë në çka do të përkushtohemi vitin e ardhshëm. Kuadrin, i cili edukohet në Maqedoni e bëmë më adekuat për nevojat e kompanive, përmes të ashtuquajturit arsim të dyfishtë, me mësim praktik të cilin e promovuam, rikualifikimin, Do të thotë, Qeveria me resorët e vet – kabineti im, me ministritë e Punës dhe Politikës Sociale dhe të Arsimit, do të përkushtohemi në atë si të bëjmë kuadër më adekuat për ekonominë në Republikën e Maqedonisë dhe me atë rast, si ta zgjidhim problemin akut të papunësisë, nga njëra anë,dhe pamundësinë e kompanive të sigurojnë kuadër adekuat, nga ana tjetër”, tha zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike.

Vlerëson se masat të cilat i promovojnë do të japin rezultat, do të jenë një prej targeteve të politikës ekonomike të Qeverisë për vitin e ardhshëm.

“Do të punojmë edhe në luftimin e burokracisë për të cilën sivjet tashmë i kemi vendosur fundamentet e politikës industriale, ndërsa është: industrializimi i fuqishëm i Maqedonisë me mbështetjen e investimeve përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, përmes Fondit për inovacione, por e gjithë kjo nuk do të përmbyllet nëse nuk përmbyllet edhe përmes sistemit arsimor dhe përmes krijimit të kuadrove përkatëse”, sqaroi Angjushev.

Mihael Solter, menaxher i përgjithshëm i Filip Moris Kombinati i Duhanit Prilep, tha se fabrika në Prilep sot i plotëson të gjitha standardet më të larta të cilësisë sipas kritereve të “Filip Moris”.

“Partneriteti i përbashkët me Kombinatin e Duhanit nga Prilepi na mundësoi së bashku të punojmë në moderinizimin e efikasitetit dhe ngritjen e cilësisë që ka për qëllim të sigurojë standard të lartë për prodhimin e produkteve internacionale të Filip Moris – Internacional këtu në Prilep. Mundësuam transferimin e prodhimit tek markat “Bond strit” dhe “Çesterfild” me vite në Prilep, ndërsa muajin e kaluar e sollëm në Prilep prodhimin e “Marlboros” si brendi më i madh dhe më i rëndësishëm i Filip Moris. Ndërsa me këtë donacion në shkollën e mesme të Prilepit “Riste Risteski Riçko” e mbështesim zhvillimin e kuadrove të reja përmes investimit në klasat për mësim praktik të cilat janë të domosdoshme, si për Kombinatin e Duhanit, ashtu edhe për kompanitë e tjera”, deklaroi Solter.

Për drejtorin e Kombinatit të Prilepit, Kire Stankoski qëllimi është kombinati të kthehet në ish-vitet e suksesshme të punës.

“Qëllimi është ta ngrisim standardin edhe në mësimin praktik. Të gjithë rekoltën e duhanit të cilën jemi duke e blerë prej kooperantëve ia shesim “Filip Morisit”, nga ana tjetër, filluam prodhimin e formatit progresiv të cigareve “Çesterfild”. Me ngritjen e nivelit të rangut të Filip Moris, qëllimi është kombinatin e duhanit ta kthejmë në shtigjet e vjetra”, tha Stankoski.