Angjushev: Jugohromi nuk fillon dot punë pa filtra

Jugohromi nuk mund të punojë nëse nuk i plotëson standardet ekologjike. Ky është qëndrimi i prerë i zëvendëskryeministrit, Koço Angjushev, sipas të cilit, tashmë kombinati ka filluar me vendosjen e filtrave, një proces ky që pritet të përfundojë në nëntor.

Marketing

“Jemi dakorduar që “Jugohromi” t’i vendosë filtrat. Pronari i kompanisë u ballafaqua me vështirësi të caktuara financiare gjatë implementimit të projektit. E shqyrtuam situatën dhe konstatuam se ekziston fizibilitet që kombinati të fillojë me punë, sidomos tani me çmimet e metaleve në bursat botërore, mund të jetë profitabile, madje të ketë përfitime. Nëse “Jugohromi” i plotëson kushtet ekologjike që janë në interes të shtetit, para së gjithash në interes të të punësuarve dhe banorëve të atij rajoni, do të vihet në funksion”,- thotë Angjushev.

Marketing