Mbi një e gjysmë miliardë euro kushtojnë projektet infrastrukturore të cilat janë në plan për t’u realizuar në vitin 2019. Kështu tha zëvendëskryeministri për ekonomi Koco Angjushev në kuadër të një takimi me resorët ekonomik. Njëri prej projekteve është edhe autostrada Shkup-Bllace.
“Përveç autostradës Kërçovë-Ohër që do të vazhdojë të ndërtohet, po ndërtohen rrugët e shpejta Shtip-Radovish, Shtip-Koçani, po ndërtohet dalja në Kumanovë në drejtim të Kriva Palankës, po ndërtohet dalja nga Gradsko në drejtim të Prilepit, do të ndërtohet Shkup-Bllacë. Këto janë projekte nga një numër i përafërt, prej më shumë se mbi një e gjysmë miliardë euro, së bashku me hekurudhën nga faza e dytë, e cila tani u tenderua dhe është në fazën e vlerësimit, linja përçuese nga Republika e Maqedonisë në drejtim të Shqipërisë në vlerë prej 50 milion euro e cila është projektuar, ndërkaq do të shpallet në muajin janar”, tha Koço Angjushev – zv/kryeministër për çështje ekonomike.