Angjushev për “fshesën” e paralajmëruar: Nuk është lehtë të jesh në Qeveri

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev thotë se është i relaksuar kur bëhet fjalë për “fshesën” e paralajmëruar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe se kjo çështje është vetëm në kompetencat e vetë kryeministrit.

Marketing

“Mendoj se kjo çështje është në kompetencë të kryeministrit dhe nuk do ta marr të drejtën të diskutojë. Nuk është serioze dikush tjetër të jep përgjigje për këtë çështje. Është nderë të jesh pjesë e Qeverisë, por gjithashtu edhe mund. Unë mundem lirisht të them se të gjithë ato të cilët marrin funksione shtetërore duhet të jenë të vetëdijshëm se një ditë do ta lënë, ndërsa është mirë ta lënë sepse nuk është ashtu lehtë të jesh në Qeveri.

Unë jam i relaksuar tërësisht për këtë çështje dhe kjo është në kompetencë të kryeministrit”, tha në pyetjen e gazetarëve zëvendëskryeministri Angjushev i cili sot pati fjalim në konferencën rajonale për faktoring si alternativë për financimin e bizneseve të vogla.

Marketing