Angjushev: Për pesë herë janë rritur investimet e huaja në tremujorin e parë

Kapitali i kompanive të huaja të cilat kanë sjell para në shtetin tonë për të ndërtuar fabrika në tremujorin e parë të vitit ka arritur 78.8 milionë euro. Kjo është pesë herë më shumë nga mesatarja në shtatë vitet e fundit për periudhën e njëjtë ose për 227 për qind më shumë se viti paraprakisht më i suksesshëm 2012 , kur janë sjell 34,7 milionë euro, porositi sot zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike Koço Angjushev .

Marketing

Ai theksoi se për kategorinë e njëjtë në periudhën e njëjtë në vitin 2012 janë sjell 13 milionë euro, në vitin 2017 – 12,9 milionë euro, në vitin 2016 – 20 milionë euro, në vitin 2015 – 7,5 milionë euro, në vitin 2014 – 17,4 milionë euro, në vitin 2013 – 3,8 milionë euro dhe në vitin 2012 – 34,7 milionë euro.

“Këto janë numrat e realë të kapitalit të huaj të sjell për investime në shtetin tonë. sivjet në tremujorin e parë janë sjell 78,8 milionë euro, ndërsa mesatarja nga shtatë vitet paraprake arrin 15,6 milionë euro ose pesë herë më pak sesa që sjell sivjet”.

Viti më i mirë paraprakisht është viti 2012 kur ishin 34,7 milionë euro ose për 227 për qind më pak sesa në vitin 2019, ka thënë Angjushev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Kjo, siç theksoi, është edhe një tregues se për 19 fabrika që ndërtohen në ZZHTI dhe 6-7 jashtë zonave industriale dikush ka sjell kapital dhe me ato para i ndërton.

“Numri i përgjithshëm është më i vogël për shkak se sivjet kemi situatë specifike dhe kemi shumë mjete të kompanive të cilat kanë dërguar prodhime nga shteti ynë dhe nuk i kanë paguar, kryesisht nga kompanitë e tyre amë dhe ajo shkallë sivjet arrin 171,8 milionë euro në tremujorin e parë”, sqaroi Angjushev.

Nëse ato para shtohen në 21,6 milionë euro, kjo do të ishte situata reale sepse ato 171,8 milionë euro do të paguhen, potencoi Angjushev.

I pyetur si kanë rrjedhur mjetet, Angjushev tha se kjo mund të bëhet në dy kategori nga të cilat e para është përmes dhënies së kredisë nga kompanitë e huaja të cilat funksionojnë në shtetin e kompanive të tyre amë ose dhënie të huave jashtë shtetit.

Saktësoi se në shtet ka vetëm dy deri në tre kompani ekzistuese të cilat tani më kanë kapacitet dhe ndërtojnë kapacitete shtesë, ndërsa të tjerat janë kompani që investimin e tyre e kanë paralajmëruar ose e kanë filluar vjet ose gjatë vitit.

Marketing